Vritet me thikë 75-vjeçari, arrestohet i moshuari

Viktima është shtetasi Feim Leka, 75-vjeç, me banim në Yrshek Tiranë.
Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e policisë, ku konstatuan se midis autorit të krimit, shtetasit Isuf Sinani, 67-vjeç dhe viktimës ka pasur një konflikt për çështje pronësie.
Paraprakisht, dyshohet se viktima dhe autori janë grindur së bashku dhe më pas autori ka goditur me armë të ftohtë thikë 75 vjeçarin Feim Leka, i cili ka gjendur vdekjen e menjëhershme. Forcat e Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, bënë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjem 67 vjeçari Isuf Sinani, me banim në Yrshek Tiranë.
Aktualisht, ndaj 67 vjeçarit po merren deklarime si person nën hetim dhe po merret masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penale të “Vrasjes me dashje”, ndërkohë që materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /S.Lleshi/Start/
2011-01-06 15:32
[