Përmbytjet,qeveria ngre grupin e punës
TIRANE- Qeveria ka miratuar sot ngritjen e grupeve të punës për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të përmbytjeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Grupi i punës, në përbërje të të cilit do të jenë specialistë të fushave përkatëse, do të bëjë evidentim dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe përmbytjet, për njësitë e qeverisjes vendore të prekura nga përmbytjet, në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës, të përfshirë në tri kategori: Kategoria I. Evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve në “objekte banimi” .
Kategoria II. Evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve në ekonomi bujqësore, në blegtori, në objekte të prodhimi dhe të përpunimit agro-bujqësor, në makineri dhe pajisje, në rezervatet e rritjes së peshkut, në bimë dekorative, si dhe në objekte ndihmëse.
Kategoria III. Evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve në objekte sociale.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)