E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shqiptarja zhduket pa lënë gjurmë natën e Vitit të Ri

ROME- Një emigrante shqiptare rezulton e humbur në Itali qe nga 31 dhjetori. Sipas faqes online Tgcom, shtetasja Rajmonda Zefi, 30 vjeçe, ka humbur gjurmët që prej 31 dhjetorit 2010, ditën e fundit të vitit të kaluar. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur në Viareggio, ku nëna e dy fëmijëve 3 e 8 vjeç, nuk është kthyer në banesën e saj. I shoqi Francesco Quinci, 36 vjeç, ka bërë denoncim për ngjarjen plot tri ditë pasi gruaja e tij kishte humbur. Më 3 janar 2011 ai u paraqit në polici dhe tha se nuk kishte asnjë lajm nga gruaja e tij e cila nuk ishte kthyer në banesë. Rajmonda Zefi kishte tetë vjet që jetonte me shtetasin italian me të cilin lindi edhe dy fëmijët. Policia tha se po heton edhe mundësinë e konflikteve në familje.
(NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›