Chivu ka pesë oferta

Menaxheri i Cristian Chivus ka bërë të ditur se klienti i tij ka opsione të shumta nëse nuk vazhdon kontratën e tij me Interin.
Mbrojtësi rumun ka marrëveshje me Nerazzurrët deri në qershor 2012 por së fundmi është spekuluar se mund të transferohet në Real Madrid ose Manchester City.
“Muajin e ardhshëm do të fillojmë bisedimet me klubet e tjera evropiane. Tashmë kemi marrë pesë oferta shumë të rëndësishme, por nuk mund të tregoj nga kush”, tha menaxheri Giovani Becali për të përditshmen Libertatea. Klubet e tjera që thuhet se kërkojnë Chivun, janë Napoli, PSG dhe Ajax.