E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mladenov : Zgjidhja e vetme përmes dialogut

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikolay Mladenov, ka thënë se vazhdimi i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit për çështje teknike është mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve. Sipas tij, i vetmi skenar për bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit dhe për integrimin në BE është ai i tolerancës dhe respektit ndaj popujve.
“Nëse nuk ka dialog, nuk mund të evitohen problemet e vërteta të qytetarëve dhe gjithçka tjetër përveç dialogut do të jetë kundërproduktive”, ka thënë Mladenov në një konferencë për media të shtunën pas vizitës së tij në Mitrovicë, ndërsa ka kërkuar që marrëveshjet e arritura të vihen në praktikë.
Siç raporton Express, duke iu referuar deklaratave të fundit të disa politikanëve serbë për shpalljen e pavarësisë së veriut të Kosovës, shefi i diplomacisë bullgare nënvizoi se zgjidhja duhet të jetë rezultat i dialogut në mes të palëve dhe se çdo zgjidhje tjetër apo përpjekje për të prezantuar vlera tjera, është e dëmshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›