E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meireles nuk feston, nëse shënon kundër Liverpoolit

Mesfushori i Chelseas, Raul Meireles ka theksuar se nuk do të festojë nëse shënon gol kundër ish-skuadrës së tij, Liverpool, të dielën.

Reprezentuesi portugez kaloi nga Anfieldi në Stamford Bridge gjatë verës dhe thotë se ka respekt të madh për tifozët e Liverpoolit për të festuar kundër tyre.

“Nëse shënoj, nuk do të festoj për shkak të respektit ndaj tifozëve të Liverpoolit. Ata ishin të shkëlqyeshëm ndaj meje, gjatë kohës sa isha në Anfield dhe i jam mirënjohës Liverpoolit që më ofroi mundësinë të luaj në Angli”, tha Meireles për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›