Arrestohet djali i Tit Gazhelit, rrahu të shoqen
TIRANË- Djali i një prej personazheve të njohur kryeqytetas, biznesmen dhe i dënuar si trafikant droge, Petrit Gazhelit, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Durrësit pas denoncimit të bërë nga vetë gruaja e tij. Gruaja ka pohuar në policinë e Durrësit se Gazmend Gazheli e rrihte sistematikisht duke i lënë dëmtime të rënda. Pas këtij denoncimi policia është nisur drejt kryeqytetit dhe ka prangosur Gazhelin pranë shtëpisë së tij, tek zona e Brrylit.
Në oret e pasdites së të shtunës, një grua e dhunuar ështe paraqitur në policinë e Durrësit krejt e lagur dhe e shperfytyruar nga rrahjet dhe keqtrajtimi që i ishte bërë. Ajo sapo është paraqitur ka deklaruar se ishte nga Tirana dhe se ishte rrahur prej të shoqit, i cili e kishte keqtrajtuar dhe kërcënuar me thikë. Ngjarja sipas saj kishte ndodhur në shtëpinë e tezes së vet tek e cila kishte ardhur që t’i shpëtonte dhunes sistematike të burrit të saj nga Tirana. Sipas dëshmisë që ka dhënë gruaja në polici, çifti Gazeli kishte kohë që ishin të martuar, por ata kishin kohë që nukshkonin me njëri tjetrin pasi burri i saj Gazmendi ishte i dhunshëm dhe e rrihte sistematikisht. Megjithëse kishin dy fëmijë, ajo ka thënë në denoncimin e saj se ai nuk perpiqej që të siguronte mirërritjen e tyre dhe vazhdimisht i torturonte ata duke u a rrahur të ëmëm në sy të tyre. Për t’i shpëtuar kësaj gjëndjeje , ajo ka ikur të premten nga Tirana dhe ka shkuar në Durrës ku dhe ka gjetur strehim tek tezja e saj.
I shoqi është alarmuar pasi gruaja e tij i kishte marre me vete edhe të dy fëmijët. Pasi është interesuar dhe ka gjeturadresën se ku banonte tashmë gruaja që e kishte braktisur, ai ka marre edhe motrën me vete dhe është nisur në drejtim të shtëpisë së tezes së gruas. Sipas njoftimit të policisë, Gazmend Gazeli ka bërë sherr me gruan e vet dhe e ka rrahur dhe duke e kërcënuar me thikë ne dorë i ka rrëmbyer asaj të dy fëmijët të cilët janë shkëputur me lot nga duart e pafuqishme të së jëmës, dhe është larguar. E ëma i është adresuar komisariatit të policisë së qytetit të Durrësit dhe mes lotëve ka denoncuar grabitjen e fëmijëve nga babai i tyre si dhe ka treguar dhe ka dhe ka treguar plagët e shumta që i kishte shkaktuar gjatë rrahjes barbare që i kishte bërë në ambientet e shtëpisë së tezes së saj. Dëshmitarët okularë të ngjarjes thanë se ajo kishte shumë hematoma në trup, të shkaktuara nga goditjet e të shoqit.
Historia e biznesmenit të konfeksioneve që u bë dy herë personazhi kryesor i kronikës së zezë
Gazheli, nga pengmarrja tek trafiku i drogës
Emri i Petrit Gazhelit është bërë i njohur në fund të vitit 1998 kur ai është marrë peng. Më nëntë dhjetor të atij viti ai po udhëtonte me makinë nga Tirana në Elbasan kur është ndaluar në mes të rrugës dhe është marrë nën kërcënimin e armëve. Familjes së Petrit Gazhelit, një nga biznesmenët më të njohur të konfeksioneve nga Turqia, i kërkonin dy milionë dollarë, ndërkohë që ai iu dha 400 mijë USD. U lirua pas një operacioni të policisë por asnjë herë nuk u mësua shuma e vërtetë që u pagua dhe se kush ishin pengmarrësit. Jehona e ngjarjes zgjati shumë por në maj të vitit 2000 Tit Gazheli u bë sërish personazh i njohur. Ai u arrestua në Greqi pasi në kamionin me konfeksione që vinte nga Turqia u gjetën 11 kilogramë heroinë. Për këtë gjë ai u dënua me 18 vjet burg në Greqi. Pas shumë apelimesh ai gjeti mundësinë që të kryente pjesën e mbetur të dënimit në vendin tonë. Kjo e ndihmoi edhe në konvertimin e dënimit duke përfituar një ulje të konsiderueshme. Tashmë Gazheli nuk ndodhet më në burg.