E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pas rrëzimit të projektbuxhetit, nuk mbetet veçse të japësh dorëheqjen”

“Këshilla” e Kryeministrit Sali Berisha për Kryebashkiakun Edi Rama

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ka qenë edhe më i ashpër në komentet e tij ndaj rrëzimit të projektbuxhetit të Bashkisë së Tiranës të hënën që shkoi.
Gjatë mbledhjes së djeshme të këshillit të ministrave, Berisha tha se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Bashkisë, pas rrëzimit të projektbuxhetit të vitit 2009 nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
“Nëse do të më ishte rrëzuar buxheti i qeverisë që unë drejtoj, do të kisha dhënë dorëheqjen. Nuk di të ketë në planet, një buxhet-rrëzuar që nuk gjen përgjegjësinë qytetare të japë dorëheqjen, përveç njërit. Por kjo është çështje e takimeve të tjera me median. Unë vetë do të kisha dhënë dorëheqjen”, deklaroi kreu i qeverisë.
Tre ditë më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës ka rrëzuar për të dytën herë radhazi, projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2009. Më parë, ky projektbuxhet ishte rrëzuar gjatë votimit në mbledhjen e datës 19 dhjetor 2008. Projektbuxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2009, është rrëzuar nga votat e Këshilltarëve demokratë dhe abstenimin e këshilltarëve të LSI-së, të cilët e konsideruan atë “të pamotivuar, me mangësi dhe jo të denjë për kryeqytetin”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›