E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet gazetari Baton Haxhiu, tregoi emrin e një dëshmitari

 

Është arrestuar gazetari i njohur kosovar Baton Haxhiu për çështjen “Haradinaj”. Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë, ka akuzuar gazetarin kosovar për zbulimin e identitetit të një prej dëshmitarëve të mbrojtur në gjyqin kundër ish-kryministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Agjencia e lajmeve Associated Press ka bërë të ditur lajmin, se Baton Haxhiu, publicisti 42-vjeçar, akuzohet nga Haga se ka treguar emrin e një dëshmitari, i cili mbrohej, pasi identiteti i tij ishte fshehur nga Haga. Haxhiu do të dalë para trupit gjykues për akuzat dhe do të përgjigjet. Dëshmitari emir i të cili është bërë i ditur nga Haxhiu duhej të dilte të dëshmonte kundër ish-kryeminsitrit Haradinaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›