Përkujtohet revolta e Spaçit, para 35 vjetësh
Plot 35 vjet kanë kaluar që kur të burgosurit e regjimit komunist në burgun e Spaçit, u ngritën në revoltë. Kanë kujtuar këtë datë sot, 19 maj 1973, të afërm të të burgosurve dhe viktimave të një prej burgjeve më të famshëm të kohës së diktaturës enveriane. Të burgosurit kanë kujtuar momentin e revoltës në burg kur ngritën flamurin me shqiponjën pa yll. Ndërkohë që mes të burgosurve ka pasur edhe figura të njohura publike.
Ndërkohë që një nga të burgosurit e Spaçit është analisti Fatos Lubonja, cili ka thënë se ‘duhet patjetër që të vijë një grup të burgosurish dhe fëmijët e tyre që të shohin’. Ndërsa një tjetër i burgosur kujton se në revoltë kishte parulla “Poshtë diktatura”, “Poshtë Enver Hoxha” dhe të burgosurit brohorisnin dhe thërrisnin me zë të lartë. Pritet që burgu I spaçit të rikonstruktohet dhe të kthehet në muze.