Prokuroria tërhiqet në gjykatë për krerët e Ballit Kombëtar Demokrat
TIRANE – Prokuroria e kryeqytetit kërkoi dje pushimin e gjykimit për dy krerët e Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi dhe Çelo Hoxha, ndërsa kërkoi dënim me gjobë për dy të pandehurit
e tjerë Tomorr Gostivari dhe Pajtim Hoxhaj nën akuzën e “falsifikimit të formularëve që u drejtohen organeve shtetërore nga persona që kanë për detyrë lëshimin e tyre në bashkëpunim”. Çështja penale në ngarkim të tyre nisi në shkurt të vitit të kaluar kur këta u akuzuan të kishin falsifikuar emra të kandidatëve për poste të pushtetit lokal në zgjedhjet vendore të 18 shkurtit 2006. Pas kësaj u burgosën Roshi dhe Hoxha, ndërsa pak javë më vonë gjykata e revokoi masën e sigurisë në ngarkim të tyre duke e zëvendësuar me “arrest shtëpie”, ndërsa nisi procesi gjyqësor. Në kërkesën për gjykim të lexuar disa muaj më parë në gjykatë Prokuroria pohoi se të pandehurit Hoxha, Roshi, Hoxhaj dhe Gostivari, shef i organizimit në PBKD, kanë falsifikuar dokumentacionin për regjistrimin si kandidat për bashkinë e kryeqytetit të Akile Ramës, një 73-vjeçari që vdiq dy ditë para zgjedhjeve si pasojë e një kompleksi sëmundjesh të rënda. Sipas prokurorit Roshi, kreu i PBKD-së kishte përgatitur dokumentet e falsifikuara ndërsa gazetari Hoxha, i cili është sekretari politik i kësaj partie, i kishte dorëzuar këto në KQZ. Por tashmë pas përfundimit të procesit gjyqësor, vetë organi i akuzës u tërhoq duke pranuar se nuk arriti që të vërtetonte asgjë në ngarkim të dy të pandehurve. fa.ma.