I ofroi lekë policit,në pranga emigranti
TIRANE – Një emigrant, i cili tentoi të korruptonte efektivin e policisë në Tiranë është arrestuar dje në momentin kur po bënte gati 100 euro ryshfet për t’ia dhënë efektivit të policisë.
Ardian Velaj, 35 vjeç nga kryeqyteti, rezident në Greqi, është prangosur nga zyra e Antikorrupsionit në policinë e kryeqytetit, pas tentativës së tij për të korruptuar me 100 euro, punonjësin e informacionit të policisë. Emigranti që kishte mbërritur në Shqipëri prej 10 ditësh, kishte aplikuar për të marrë një pasaportë të re, pasi e vjetra i kishte skaduar. Ajo i duhej për të rinovuar dokumentet e tij të qëndrimit në Greqi. Pasi kishte dorëzuar aplikimin në komisariat, emigranti ishte munduar të gjente një person që duhej t’i mbaronte punë shpejt në Drejtorinë e Policisë. Për këtë, kishte zgjedhur policin e informacionit, të cilit i kishte propozuar pagesën prej 100 euro në këmbim të kryerjes së punës. Polici është hequr sikur kishte pranuar pagesën dhe i kishte kërkuar emigrantit paratë. Në momentin kur emigranti Velaj, ka nxjerrë nga kuleta shumën e parave për t’ia lënë në dorë njeriut me uniformë, ka ndodhur edhe arrestimi. Menjëherë ai është dërguar në një nga qelitë e izolimit të Drejtorisë së Policisë. Hetuesit e zyrës Antikorrupsion, kanë bllokuar në cilësinë e provave materiale disa kartëmonedha. d.b