“Kashari”, si u zhdukën gëzhojat e vrasjes
Mjekësia Ligjore lë në mister rrethanat e vdekjes së Gani Kamberit edhe pas zhvarrosjes së tij një javë më parë.
Trazhgim Sokolaj
Ekzaminimet e mjekëve ligjorë në trupin e viktimës që u gjet pa jetë në Kashar më 13 nëntor 2007, nuk kanë arritur në një përfundim shkencor për shkakun e vdekjes. Në këto kushte çdo version hetimor për këtë ngjarje duket se, nuk ka mundur të kalojë kufirin e hipotezës. Megjithatë, është e qartë se qëndrimi i policisë së Tiranës, Prokurorisë dhe Mjekësisë Ligjore, nuk është i njëjtë. Morgu e ka konsideruar rastin si “të vështirë për të qenë vetëvrasje, ndërsa ka theksuar se viktima është qëlluar nga një distancë e afërt”. Burimet hetimore nga organi i akuzës, kanë dyshime sipas të cilave, Gani Kamberi nuk është qëlluar me armë zjarri në vendin ku u gjet i vdekur. Kështu e shpjegojnë burimet nga Prokuroria, faktin se pranë kufomës së 50-vjeçarit nuk u gjetën asnjëherë gëzhojat e armës së përdorur, por edhe sasia e gjakut mësohet se ka qenë e vogël në afërsi të përroit ku u gjet viktima. Në këto kushte, Prokuroria ka dyshime sipas të cilave autorët e krimit e kanë qëlluar diku në afërsi të zonës viktimën dhe më pas e kanë transportuar në vendin ku Gani Kamberi u gjet i vdekur. Sipas akuzës, ky është një version hetimi që nuk mund të përjashtohet dhe që duhet verifikuar mbi bazën e provave konkrete. Familjarët e viktimës pretenduan se, Gani Kamberi kishte një plagë në të cilën plumbi kishte hyrë në pjesën e pasme dhe të majtë të kokës. Një gjë e tillë u bë shkak për dyshime rreth vrasjes së 50-vjeçarit, i cili kishte denoncuar skandalin e vjedhjes së 18 hektarëve tokë në Kashar dhe kishte pasur incidente e konfrontime fizike me të dyshuarit e këtij skandali.
Polici-Prokurori
Pak ditë më parë, Drejtoria e Policisë së Tiranës në një deklaratë zyrtare, pohoi se oficerët e saj kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, pas të cilave vdekja e Gani Kamberit, është konsideruar “shkaktim vetëvrasje”. Sipas deklaratës së policisë, pretendimet për vrasje, janë qëndrime dashakeqe të medias dhe të pabazuara në prova. Provat, sipas policisë, flasin qartë për faktorë plotësues në dorën e djathtë të Gani Kamberit, çka tregon se ai kishte qëlluar veten me armën e zjarrit. Por Prokuroria e Tiranës tha se, është njohur përmes medias me këtë deklaratë të policisë. “Organet përkatëse të policisë, të cilave dosja u është deleguar për veprime të mëtejshme që në fund të muajit nëntor 2007, ende nuk kanë sjellë asnjë raportim zyrtar në Prokurori. Ne jemi në pritje të materialit nga policia dhe do ta vlerësojmë atë me hollësi, sipas ligjit dhe provave”, thanë burimet zyrtare nga Prokuroria. Derisa nuk janë njohur me rezultatet e reja të hetimit të ngjarjes, burimet e Prokurorisë nuk preferuan të komentojnë qëndrimin e policisë. Megjithatë, organi i akuzës tha se hetimi i çështjes dhe klasifikimi ligjor i akuzës do të bëhet në bazë të provave dhe fakteve të mbledhura nga policia.