E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet shtyhet ceremonia per Festen e Ushtrise

Permbytjet e ndodhura ne Shkoder gjate javes se fundit anuluan ceremonine me rastin e pervjetorit te krijimit te Ushtrise Shqiptare. Rreth 1 mije forca te ushtrise duke perfshire ministrin e Mbrojtjes Arben Imami shefin e Shtabit te Pergjithshem Maksim Malaj dhe te gjithe drejtuesit e larte te Forcave te Armatosura jane angazhuar prej nje jave ne Shkoder ne operacionet humanitare dhe ato te shpetimit. Per kete qellim 4 Dhjetori Festa e Ushtrise do te zhvillohet diten e hene me 6 dhjetor 2010 - njoftoi dje Ministria e Mbrojtjes. Ceremonia do te mbahet ne oren 900 ne ambientet e Ministrise se Mbrojtjes. Po sot do te dekorohen nje sere personalitetesh patriotike qe kane marre pjese ne Luften e Vlores ne vitin 1920 dhe ish-personalitete dhe ushtarake me kontribute te shquara historike ne FARSH.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›