E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet, goditi policin

08/03/2005  Kapet në flagrancë një 46-vjeçar nga Tirana. Agron Gjuzi është shoqëruar nga efektivat e Komisariatit nr.3 për të sqaruar një rrethanë të pakëndshme. Por si të mos mjaftonte fakti se nuk pranonte t’u përgjigjej bluve, Gjuzi ofendoi dhe ngriti dorë ndaj një punonjësi të policisë së rendit, në ambientet e strukturës policore. Vepra e tij parashikohet nga neni 237 dhe 239 të Kodit Penal. Materialet iu kaluan akuzës për veprime të mëtejshme. F.B

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›