E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti, ndiqet penalisht 47-vjeçari

08/03/2005  Drejton makinën tej normave të lejuara, përfundon në aksident. Nexhat Sheqi nga Tirana, rreth orës 15.30 të së dielës, në "Unazën e re" ka aksidentuar me mjetin e tij “Volksvagen” TR 6695 I, Behar Kodrën, i cili po kalonte rrugën. 60-vjeçari ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën. U kryen veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe rezultoi se faji ishte i shoferit. Nexhat Sheqi do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë nga organi i akuzës. Vepra e konsumuar nga ai parashikohet nga neni 190 i Kodit Penal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›