Pranga vjedhësit
08/03/2005 Ndalohet nga policia kriminale e Komisariatit nr.3 një i dyshuar për vjedhje. Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut, bëjnë të ditur se, Lulëzim Selhasani u arrestua mbrëmjen e së dielës, i akuzuar si i dyshuari kryesor në vjedhjen e banesës së një shtetasi. Kjo ngjarje ka ndodhur në datën 22 janar të këtij viti në rrugën "Jordan Misja". 26-vjeçari rezulton i lindur dhe banues në Tiranë dhe nuk ka qenë dënuar më parë. Pas kryerjes së veprimeve paraprake me të prangosurin, u ekzekutua urdhri i prokurorit të çështjes. F.B