E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rikthehet debati për kryeministrn e Kosovës Haradinaj

08/03/2005  Gazeta Le Monde thotë se Haga ka bërë gata ndaj ish kreut të UÇK

Gazeta "Le Monde" ka rihapur debatin mbi ngritjen e një akuze të mundshme prej Gjykatës së Hagës kundrejt Kryeministrit të Kosovës, Haradinaj. Sipas kësaj gazete, Gjykata e Lartë Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, pritet të konfirmojë akuzat kundër Kryeminisitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe të lëshojë një urdhër-ndalimi për arrestimin e tij. Por këshilltari politik i Haradinajt, u shpreh dje se ndaj Kryeministrit nuk ka ardhur asnjë njoftim nga gjykata, sipas të cilit, ai do të përballet me akuza. "S'dimë asgjë të re. Asgjë s'na ka ardhur", u shpreh Ardian Gjini. Haradinaj tha se ka besim që akuzat kundër tij nuk do të zbulojnë asgjë dhe sqaroi se disa herë janë lëshuar të tilla kundër tij dhe nëse përvijohet një akt-akuzë, ai do të dorëzohet vetë.

Kërkesa

E përditshmja franceze "Le Monde" në shkrimin e saj, citon një burim gjyqësor në Hagë, sipas të cilit thuhet së një gjyqtar pritet të formulojë akuzat kundër Haradinajt, që iu paraqitën gjykatës që në dhjetor. Vetë zëdhënësi i gjykatës nuk ka dëshiruar të prononcohet. Haradinaj është marrë në pyetje, por gjykata nuk ka sqaruar, nëse ai do të dalë para gjyqit për rolin gjatë luftës guerilase në Kosovë në 1999 kundër forcave serbe. "Një gjykatës, në Gjykatën e Lartë për ish-Jugosllavinë (ICTY), po përgatit akuzat kundër Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj", shkruan "Le Monde" në një raportim nga Haga. "Pas kësaj, një gjykatës do të firmosë një urdhërarresti që do t'i paraqitet autoriteteve të Prishtinës". Një zëdhënës i administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, tha se "kjo histori është përfolur në javët e fundit. Ne presim njoftim nga ICTY. Përndryshe, këto janë thjesht spekulime". Diplomatët druajnë se akuzimi i Haradinajt do të ngjallë një valë dhune, sidomos në krahinat, ku ai cilësohet si hero.

Reagimi

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernes Luma, e ka cilësuar këtë shkrim një spekulim të radhës dhe presion mbi Ramush Haradinajn, janë të gjitha zërat mbi një aktakuzë të mundshme të ngritur ndaj tij nga Haga. Për TV NEËS 24, Luma tha se Haradinaj është dëshmuar me përkushtim në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe se të gjitha shpifjet dhe intrigat ndaj tij janë pjesë e qarqeve të caktuara. "Të gjithë në Kosovë, dhe ne në parti, shpresojmë për një drejtësi në lidhje me Haradinajn", u shpreh zëdhënësi i AAK-së. "Vetëm në rast se një gjë e tillë ka ardhur, kur unë kam qenë në gjumë", është shprehur Petersen, në lidhje me aktakuzën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›