E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet “hoxha” ekstremist i Durrësit, bënte thirrje për terrorr



Arrestohet për kryerje të veprave me qëllime terroriste Artan Kristo “hoxha” i disa grupimeve të pamvarura të praktikimit të islamit në Durrës. Dje pasdite, pas një hetimi dy mujor, që nga fundi i muajit gusht nga prokuroria e Tiranës, gjykata e rrethit Gjyqësor të Tiranës ka caktuar masën e arrestit me burg për Artan Kriston nga qyteti i , i dyshuar dikur nga policia dhe për vrasjen e Sali Tivarit, ish sekretar i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Ai akuzohet se ka kryer veprën penale të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllim terroriste”, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. Për hetimin sa më të plotë të çështjes, janë shfrytëzuar një numër i madh mjetesh për kërkimin e provës, përfshi dhe ato karakterit teknik. Deri në këtë fazë të hetimit, në një analizë të të gjithë të dhënave të grumbulluara, është rënë dakord se ka të dhëna të mjaftueshme që shtetasi Artan Kristo ka kryer veprën penale të mësipërme. Artan Kristo i ka bërë këto thirrje nxitëse në një faqe interneti adresa e së cilës është: albselefet.net. Veprimet e prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë arritën të identifikojnë se këto thirrje nxitëse vinin nga ky person megjithëse ai gjatë këtyre botimeve në faqe ka përdorur një emër tjetër.
Reagimet
Porsa pprokuroria shpërndau dje njoftimin për aktivitetin e Kristos, pikërisht në faqen elektronike të cituar nga prokuroria(ku Kristo ka bërë thirrjet për terror) miqtë e Kristos kanë reaguar madje duke bërë thirrje që ta linin rehat “hoxhën” e tyre. Kristo është arrestuar edhe disa vite më parë fill pas kthimit nga Egjipti si i dyshuar për ekzekutimin e ish-sekretarit të përgjithshëm të Komunitetit Musliman, Salih Tivari. Hetuesit kanë shfrytëzuar një urdhër arresti të lëshuar më parë ndaj durrsakut Artan Kristo, për një vrasje me thikë të kryer në fund të vitit 2002, për ta prangosur atë dhe për ta dërguar në ambientet e drejtorisë së policisë Tiranë.
Tivari
Menjëherë pas vrasjes së Salih Tivarit, agjentët kishin vendosur me rreth të kuq emrin e Artan Kristos si të dyshuar. Kjo pasi policia ka siguruar dy dëshmi që flisnin për konflikte të mëparshme të Tivarit dhe Kristos, pasi ky i fundit njihej si njëri prej përfaqësuesve të rrymës së konservatorëve në fenë muslimane, e përqafuar nga të rinjtë që kanë studiuar në vendet arabe. Të nesërmen e vrasjes, në 14 janar 2003, drejtori i policisë së Tiranës në atë kohë Ilirian Zylyftari, kishte kërkuar shoqërimin e Kristos, por ky i fundit kishte lënë Shqipërinë dhe ishte larguar drejt Sirisë. Mësohet se Kristo ka qëndruar deri në pranverën e vitit 2005 në Siri, moment në të cilin është hedhur në Egjipt së bashku me dy gratë e tij. Artan Kristo kishte ndryshuar emrin e tij që nga koha që ishte larguar nga Shqipëria dhe në vendet ku ka jetuar quhej Abu Abdullah. Së bashku me Kriston janë shoqëruar në masa të rrepta sigurie për në ambientet e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, edhe 5 besimtarë të tjerë muslimanë durrsak. Kristo kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer nga arratia fillimisht në Siri e më pas në Egjypt, kur është shoqëruar nga policia. Agjentë të policisë kriminale të Durrësit kishin siguruar informacionin e kthimit të dyshuarit enigmatik dhe kanë sinjalizuar në zyrën e antiterrorit.

Pranga në Itali shqiptarit me 45 kg drogë

Policia italiane arrestoi një shqiptar si dhe sekuestroi një sasi prej 45 kg marijuanë për një vlerë prej 70 mijë eurosh. Emiliano Shoraj, 27 vjec është ndaluar në automjetin e tij tip Mercedes, teksa po udhëtonte në drejtim të Torinos. Një sasi prej 25 kg marijuanë është gjetur e fshehur në bagazhin e makinës. Droga ishte ndarë në pako një kilogram, ndërsa sasia tjetër prej 20 kg është gjetur në garazhin e banesës së tij. Hetuesit e antidrogës arritën te grosisti shqiptar pasi ishin vënë në ndjekje të shpërndarësve të lëndës narkotike të cilët tregtonin drogë në qendër të Torinos dhe në lagjen Barriera të Milanos. Sipas policisë shqiptari 27 vjeçar furnizonte shpëndarësit e drogës përpara disa liceve dhe shkollave të mesme në Torino.

13 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›