Studentja e Juridikut qëllon veten me plumb në kokë, mister motivet
Vetëvritet me pistoletë studentja e Juridikut, ende mister shkaqet. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Përparim të Peqinit kur 22-vjeçarja Matilda Dallupi, studente në vitin e tretë, dega Juridik Tiranë, ka qëlluar veten me pistoletë. Policia e sinjalizuar për ngjarjen ka mbërritur menjëherë për të rindërtuar vetëflijimit. Sipas policisë 22-vjeçarja ka marrë në dollap, pistoletën e vëllait të saj i cili ishte polic i burgut të Peqinit, dhe më pas është mbyllur në njërën nga dhomat e banesës së saj. Një krismë e mbytur pistolete ka alarmuar familjarët të cilët shkuan menjëherë në dhomë. Ata kanë janë tmerruar kur panë 22-vjeçaren të përpëlitej e gjakosur në dysheme ndërsa ka qenë e kotë ndihma mjekësore pasi e reja ndërroi jetë pak sekonda më pas. Sipas policisë, studentja ka qëlluar veten me një plumb në kokë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij vetëflijimi. Policia ka marrë në pyetje familjarët e viktimës të cilët nuk kanë mundur të gjejnë një motiv që do të justifikonte sado pak veprimin fatal të Matildës. Në vendin e ngjarjes u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistolete, si dhe një gëzhojë arme zjarri.
Një person humbi jetën dhe dy u plagosën nga aksidentet në Tiranë
Një person humbi jetën ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur, në dy aksidente rrugore që ndodhën 48 orët e fundit në Tiranë ndërkohë që, shërbimet e policisë rrugore arrestuan dy persona të dyshuar si përgjegjës për këto aksidente. Siç njoftuan dje burime zyrtare nga Policia e Tiranës, forcat e policisë rrugore arrestuan shtetasin Medi Rizvani, 40 - vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, i cili duke drejtuar automjetin veturë tip Pezho, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", aksidentoi për vdekje një shtetas ende të paidentifikuar që udhëtonte me biçikletë. Ndërkohë Specialistët e seksionit të Hetimit të Aksidenteve arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin Mazllum Basha, 40 - vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Ky shtetas, duke drejtuar automjetin kamion traler tip Iveko, në Rrugën e Durrësit, u përplas me një motoçikletë e drejtuar nga shtetasi Gramoz Malaj, 36 - vjec, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë. Si pasojë e përplasjes, u dëmtua lehtë drejtuesi i motorrit si dhe u plagos pasagjeri tij shtetasi Zenel Malaj, 57 - vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjëndje të rëndë shëndetësore.
13 Tetor 2009