E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: ”Nuk është momenti për të ulur vigjilencën ndaj gripit të derrave”



BE-ja u është drejtuar të gjithë shteteve për të mos ulur vigjilencën ndaj virusit AH1N1. Pavarësisht një epidemie deri tani të moderuar të gripit H1N1 në Evropë, nuk është momenti për të ulur vigjilencën, paralajmëroi dje presidenca suedeze e Bashkimit Evropian. BE-ja u ka bërë thirrje evropianëve të vaksinohen si masë paraprake për të ndaluar përhapjen e gripit të derrave. “Edhe pse situata pandemike aktualisht nuk është shumë dramatike, ne duhet të dëgjojmë ekspertët që thonë se nuk është momenti për të ulur vigjilencën”,- theksoi Maria Larsson, Ministre e Shëndetit Publik në Suedi, para një takimi të veçantë kushtuar gripit. Sipas saj, epidemia nuk ka goditur ashtu siç ishte menduar, por njerëzit duhet të jenë gjithmonë të vaksinuar.
“Vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur dhe për të qenë solidarë ndaj të tjerëve. Fatmirësisht, epidemia nuk është akoma aq serioze. Por ne nuk dimë se si do të evoluojë ajo me ndryshimin e kohës. Pra ne duhet të përgatitemi për më të keqen, duke shpresuar në të njëjtën kohë se më e keqja nuk do të vijë”,- vijoi Maria Larsson.

Kryqi i Kuq Shqiptar e Italian shpërndajnë 15 mijë USD ndihma humanitare në spitale

Kryqi i Kuq Shqiptar dhe dega e Kryqit të Kuq Italian në rajonin e Abruzzo-s, kanë shpërndarë ndihma humanitare në spitalet e vendit. Kontingjenti i ndihmave përmban një sasi prej 22.937 njësish solucione dhe një sasi prej tre setesh llambash ndriçimi kirurgjikale. Vlera monetare e këtij kontingjenti ndihmash kap shifrën e rreth 15.000 USD. Ndihmat kanë për qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj pacientëve në spitale. Në bazë të një plani të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, këto ndihma janë drejtuar në spitalet rajonale të Fierit, Shkodrës, Vlorës, Korçës, si edhe Spitalin Obstetrikë- Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë.

13 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›