Arrestohet i dyshuari për plagosje me armë
Policia e Gjirokastrës në përfundim të proceduarave të para hetimore dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, ka bërë arrestimin e shtetasit Taulant Lufto Çela, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë, të dyshuar si autor i plagosjes së shtetasit Denis Shena dy ditë më parë.
Arrestimi i tij u bë për arsye se në datën 13.08.2008, rreth orës 22.00, në vendin e quajtur Kalaja e Tepelenës , shtetasi Denis Shena pas një sherri për motive të dobëta me dy shtetas të pa identifikuar nga ana e policisë është plagosur me dy plumba në të dyja këmbët nga këta shtetas të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Shtetasi Denis Shena u transportua në Spitalin e Gjirokastrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për evidentimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të dyshuar si autor i plagosjes, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit në cilësinë e provës materiale.