Arrestohet i kërkuari për armëmbajtje pa leje
Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Ardit Kërçuku është ndaluar orët e para të mëngjesit të së premtes, në banesën e tij në lagjen "Loni Dhamo" të qytetit të Lushnjës. Burimet zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur për gazetën se 23-vjeçari Kërçuku është ndaluar rreth orës 01:30 të mëngjesit të së premtes dhe arrestimi i Kërçukut është bërë pas ekzekutimit të urdhrit të prokurorit të Prokurorisë së Lushnjës,për ekzekutimin e vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor, e cila e kishte dënuar 23-vjeçarin me gjashtë muaj burg për veprën penale "armëmbajtje pa leje të armëve luftarake". Mësohet se 23-vjeçari Ardit Kërçuku është me precedentë penalë.