Kontrabanda drusore, prefektura ngre sektorin e Task-Forcës
Rastet e shtuara të kontrabandës së lëndës drusore dhe prerjet e paligjshme të sipërfaqeve pyjore kanë çuar në ngritjen e një Task-Force për kryerjen e kontrolleve të befasishme dhe kapjen e subjekteve të palicencuara. Prefektura e Korçës ka ngritur ekipin e Task-Forcës që do të operojë gjatë natës në mënyrë të befasishme për të ndaluar personat që realizojnë kontrabandën e druve nëpërmjet shfrytëzimit pa kriter të pyjeve. Operacionet do të përqendrohen në zonat që njihen si më problematike dhe në të cilat dëmtimet në pyje kanë qenë të mëdha. Prefekti Koço Bello ka bërë të ditur se kontrollet nuk do të kryhen më si më parë me postblloqe në rrugë, por gjatë orëve të vona të natës.