E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i kërkuari për trafik prostitucioni

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të kërkuar për trafik prostitucioni. Zgalem Beheluli, 33-vjeç, është arrestuar në aeroportin "Nënë Tereza". "Ky shtetas po tentonte të kalonte nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar, Rinas për në drejtim të Italisë, ku pas një verifikimi të imtësishëm rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim", tha policia kryeqytetase. Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendimin e datës 1 mars 2008, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale të "Trafikimit të femrave për prostitucion". Pas ndalimit në Rinas, ky shtetas iu dorëzua për veprime të mëtejshme Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›