Arrestohet i kerkuari per vrasje ne vitin 2002
SHKODER- Policia e Shkodrës ka prangosur një të kërkuar prej disa vitesh, për vrasje me dashje të shtetasit Kolec Nushi. Është arrestuar sot 34-vjeçari Pjerin Brushtulli. Ai akuzohet nga prokuroria për veprën penale "vrasje me dashje" dhe "mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake". Sipas gjykatës së Shkodrës, i pandehuri Brushtulli ishte dënuar në mungesë me 15 vjet heqje lirie si autor i vrasjes me dashje të shtetasit Kolec Nushi, nga fshati Berdice i Shkodrës. Vrasja në fjalë është kryer në vitin 2002, ndersa sot policia beri te mundur kapjen e tij.