Braçe: "Turi i Berishës, turi i gënjeshtrave"
"Turi i Berishës në zonat e Shqipërisë është qesharak për shkak të gënjeshtrave"- kështu u shpreh deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe. Opozita ka vënë në shënjestër turin e kryeministrit Berisha duke e cilësuar atë si turi i gënjeshtrave dhe premtimeve të pambajtura. "I rikujtojmë kryeministrit premtimet për pensionet apo për kompensimin e çmimeve"- tha Braçe, duke kujtuar se një sërë autostradash duhej të kishin përfunduar një vit më parë, ndërsa në 4 mujorin e parë shfira e investimeve ishte vetëm 5.1 përqind. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Erjon Braçe, deklaroi edhe një herë se Berisha nuk ka ardhur në Kuvend për interpelancë për çështjen e Gërdecit. Berisha nuk ka bërë interpelancë edhe për mosdeklarimin e pasurisë së tij dhe ministrave të kabinetit qeveritar si edhe për atë që Braçe e cilësoi si vendim antikushtetues për çmimet e references.