E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL, propozim për ndryshime ne Kodin Zgjedhor

 

Partia Lëvizja e Legalitetit jep propozimet e para për ndryshimet që duhet të pësojë Kodi Zgjedhor. Kreu i kësaj partie Ekrem Spahia tha sot në një konferencë për shtyp se "PLL propozon që në Kodin e Ri Zgjedhor të krijohet një rajon i veçantë elektoral për të gjithë shqiptarët e diasporës, ku kandidatët për deputetë të këtij rajoni të jenë prej radhëve të emigracionit". Por ai ka theksuar se për këto ndryshime PLL po bën bisedime me PD-në.

Sipas tij, 'e drejta e votimit të diasporës dhe krijimi i kushteve për realizimin praktik të saj merr një rëndësi të veçantë për faktin se vendi ynë ka një emigracion të lartë prej më shumë se 1 milionë personash, që krahasuar me numrin e përgjithshm të popullsisë përbën një përqindje të konsiderueshme". Spahia tha se PLL kërkon eleminimin e fenomenit të Dushkut dhe krijimin e një regjistri të saktë të votuesve dhe pajisja e qytetarëve me karta identiteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›