Atentat në 'Ali Demi", hetim mbi të kaluarën e 2 të plagosurve
15 persona janë marrë në pyetje për vrasjen e ndodhur dje në lagjen "Ali Demi", në afërsi të lokalit 'Pirro Mani'. Deri tani policia e Tiranës nuk ka asnjë të dhënë për autorin e plagosjes së dyfishtë. Pasi të 15 personat e pyetur, nuk kishin mundur ta njihnin autorin që tentoi t'i vriste të dy individët, Roland Domin dhe Çlirim Goroshnjani. Ndërsa dy të plagosurit nuk janë pyetur ende për shak të plagëve të marra në trup. Ajo që ka deklaruar policia është se vetëm pas shpjegimeve të të dy personave të plagosur, mund të qartësojë një prej pistave të hetimit. Deri tani në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja plumbash. Ndersa hetimet janë fokusuar në të kaluarën e dy të plagosurve.