E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet një i kërkuar prej 14 vjetësh, vrau një bashkëfshatar

 

SHIJAK-Kërkohej prej 14 vjetësh nga policia për vrasjen e bashkëfshatrit të tij Akil Sula.

Është arrestuar sot paradite nga forcat e policisë së Shijakut, Dritan Peposhi, i shpallur në kërkim që nga viti 1994. Lajmi bëhet i ditur nga forcat policore të Shijakut. Dritan Peposhi 33 vjeç, lindur në Gostil të Kukësit dhe banues në fshatin Sukth Katund, u arrestua në banesën e tij. Ai ka qenë person në kërkim nga gjykata e rrethit të Kukësit që prej 14 vjetësh. Pasi në 1994 ai ka vrarë me armë një bashkëfshatarin e tij, Akil Sula

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›