E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2008- "s'ka" Trezege, siç ishte parashikuar

 

S'ka kampionat evropian për David Trezege. Pavarësisht 20 golave të shënuar në këtë kampionat,në performancën e tij më të mirë , që kur është në Itali, sulmuesi i Juventusit nuk është përfshirë në listën e 30 të përzgjedhurve nga Raymond Domenech, trajneri i kombëtares franceze.

Gjëja kurioze është se më sa duket e njëjta gjë mund t'i ndodhë edhe Aleks Del Pieros, me 21 gola të shënuar.

Në vendin e tij është zgjedhur Bafetibi Gomis, 22-vjeçari sulmues në Saint-Etienne një nga zbulmet e ligës së parë me 16 gola. Trajneri i Francës ka deklaruar se lista përfundimtare do të dalë pas një jave pas finales së Champion League dhe Kupës së Francës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›