E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, pro liberalizimit të universiteteve, 'por' të nxitet konkurrenca

 

ELBASAN- Edi Rama, kreu i partisë socialiste ka vazhduar turin e tij në Elbasan, në serinë e 12 konferencave rajonale të arsimit. Rama ka thënë se ky tur përbën nivelin e tretë të "Dialog me Shqipërinë", pas sektorit "Dialog me publikun", në shtatorin e kaluar. Rama ka deklaruar se është pro liberalizimit të universiteteve, por që ky proces të nxisë konkurrencën. Duke iu referuar premtimeve të pambajtura të kryeministrit bërë të rinjve për lundrimin e tyre në internet, kreu i PS-së shprehu keqardhje në adresë të Berishës.

"Konferencat Rajonale të Arsimit", janë një fazë e re e dialogut për të bërë të ditur alternativat e programit të ri të socialistëve për këtë sektor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›