Arrestohet ish bashkëshortja e Mirit të Xhikes
TIRANE- Manjola Prifti, ish bashkëshortja e biznesmenit, Fatmir Rama njohur si Miri i Xhikes është arrestuar sot në Tiranë.
Nga të dhënat e para mësohet se Manjola Prifti është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane, pasi në shtetin fqinj ajo rezulton e dënuar me 11 vjet burg. Mbi Priftin rëndon akuza e pastrimit të parave.
Prifti pritet te ekstradohet drejt Italise.
Biznesmeni, Fatmir Rama, njohur si Miri i Xhikes, u ekzekutua më 29 mars të vitit 2003.