Presidenti i ri, mblidhet Kryesia e PD-së

Selia e PD-së
Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë e saj rreth orës 17:00, ku pritet të dalin edhe emra për postin e Presidentit të vendit.
Mbledhja e kryesisë u njoftua se do të ishte me dyer të mbyllura, por rreth 30 minuta më vonë me anë të një njoftimi tjetër zyra e shtypit e Partisë demokratike njoftoi se pjesa e parë e mbledhjes do të jetë me dyer të hapura.
Një dita para raundit të parë të votimit në Kuvendin e Shqipërisë për Presidentin e ri ende palët politike nuk kanë dalë me emra konkret për këtë post. Kreu i PD-së, Sali Berisha ka patur sot një takim me aleatët në qeverisje, si dhe me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Ndërkaq, opozita me anë të kreut të saj, Edi Rama ka paralajmëruar sot se raundi i parë i votimit rrezikon të digjet për shkak të mungesës së kandidatëve.