E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, kryeministri Berisha takohet me aleatët

Selia e PD-së

Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ka qenë një mbledhje e shkurtër, ndërsa është njoftuar se kryeministri Sali Berisha në orën 18:00 do të ketë një tjetër takim me aleatët.

Në takim pritet të konsultohen emra konkret për postin e kreut të shtetit, me qëllim që nesër në raundin e parë të votimit të shkohet me kandidat. Në takim marrin pjesë, LSI, PDIU dhe PR.

Në këtë kohë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbajtur nje takim me anëtarët e kryesisë së saj.

Berisha në Kryesinë e PD-së

Pjesën më dyer të hapura të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha e shfrytëzoi për ti bërë thirrje opozitës që të vlerësojë ofertën e maxhorancës për zgjedhjen e një presidenti konsensual. Kryeministri konfirmoi para anëtarëve të Kryesisë se në të gjitha takimet me aleatët spikat qartë vullneti për ti dhënë vendit presidentin me vlerat dhe virtutet, aftësitë dhe integritetin e merituar për detyrën e lartë të kryetarit të shtetit.

Kryeministri tha se maxhoranca po përpiqet të zgjedhë një president me cilësitë, virtutet, aftësitë më të arritura për postin me qëllim që t’i japim vendit presidentin më të besueshëm dhe me shkallën më të lartë të integritetit, por kjo sipas Berishës, nuk nuk gjen pasqyrim tek opozita, pasi siç tha ai, Rama kërkon ta shndërrojë presidentin në çështje pazari.

Kreu i qeverisë tha se të gjithë përpjekjet e maxhorancës janë që të bashkërendojmë punën për të zgjedhur presidentin me mbështetjen më të gjerë, por Rama tha ai, po i përgjigjet me akuza, me një tiradë akuzash të cilat fshehin vullnetin e tij të palëkundur për të bllokuar procesin.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për retorike, po për vepra, për akuza boshe, por kanë nevojë për votim konkrete, skanë nevojë për një fjalor të kaluar para 20 viteve, killer, armiq dhe me rradhë. por kanë nevojë për të votuar presidentin.- tha kryeministri.

Lidhur me ofertën e Ramës për takim me kryeministrin dhe kryetarët e partive të tjera parlamentare, kreu i qeverisë tha se takimet duhet të bëhen në nivel ekspertësh.

Presidenti i ri, mblidhet Kryesia e PD-së

Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë e saj rreth orës 17:00, ku pritet të dalin edhe emra për postin e Presidentit të vendit.

Mbledhja e kryesisë u njoftua se do të ishte me dyer të mbyllura, por rreth 30 minuta më vonë me anë të një njoftimi tjetër zyra e shtypit e Partisë demokratike njoftoi se pjesa e parë e mbledhjes do të jetë me dyer të hapura.

Një dita para raundit të parë të votimit në Kuvendin e Shqipërisë për Presidentin e ri ende palët politike nuk kanë dalë me emra konkret për këtë post. Kreu i PD-së, Sali Berisha ka patur sot një takim me aleatët në qeverisje, si dhe me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Ndërkaq, opozita me anë të kreut të saj, Edi Rama ka paralajmëruar sot se raundi i parë i votimit rrezikon të digjet për shkak të mungesës së kandidatëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›