E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e MJAFT dhe G-99

 

Lëvizja “Mjaft” së bashku me G-99 ka protestuar dje pasdite përpara Kuvendit kundër marrëveshjes së ndarjes së kufijve detarë mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë. Protestuesit mbanin në duar parullat me mbishkrimet “Jo marrëveshjes me Greqinë”, “S’mund të jemi patriotë part-time”, “Shqipëria nuk falet”, “Ujërat e Shqipërisë nuk janë pronë e qeverisë”. Gjatë kësaj proteste dy aktivistë të G-99, të cilët mbanin në fytyrë maska me imazhin e Sali Berishës dhe të Ilir Metës, prenë bashkërisht një tortë si tortat martesore, ku ishte dizenjuar harta e Shqipërisë me ujërat territorialë, që në bazë të marrëveshjes i falen Greqisë, për të ironizuar kështu pikërisht këtë marrëveshje. Kreu i G-99, Erion Veliaj, u shpreh se kjo do të jetë vetëm nisma e parë në kuadër të protestave që kjo forcë politike do të organizojë për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes. “Shtyrja e këtij ratifikimi nuk është asgjë tjetër veçse shtyrja e kësaj tradhtie”, tha Veliaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›