Arrestohet ish-kreu i Divjakës, ishte i dënuar për falsifikim dokumentash
Forcat e policisë së Lushnjes kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Vlorë dhe kanë vënë në pranga ish kryetarin e Bashkisë së Divjakës.
Avni Koçi, ish kryetar i Bashkisë së Divjakës në vitet 2002- 2003 është dënuar për abuzime me trojet dhe tjetërsim të pronave të patundshme.
52-vjeçari ishte në process gjyësor prej kohësh. Fillimisht ai ishte dënuar nga gjykata e Lushnjes me 2 vite burg, por ky i fundit e kishte dërguar çështjen në Apelin e Vlorës që e dënoi me 8 muaj burg.
Prej ditës së dhënies së vendimit ish kryetari i Bashkisë Divjakë rezultonte person në kërkim nga drejtësia shqiptare.
52-vjeçari u arrestua nga forcat e Policisë së Lushnjes në kohën kur ai po merrte pjesë në një seminar për bujqësinë në Kolonjë të Lushnjes. Ai është dërguar fillimisht në komisariatin e Lushnjes dhe më pas do të përcillet për në institucionet e vuajtjes së dënimit.