E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derdhet bitum në det, frikë nga ndotja

07/07/2010 Çahet një depozitë në portin e Vlorës. Ndalohet rrjedhja, banorët bëjnë apel

VLORE- Një sasi bitumi është derdhur mëngjesin e djeshëm në plazhin e vjetër si pasojë e çarjes së një depozite pranë portit të Vlorës. Sipas banorëve të zonës, depozita është çarë në orët e pasdites, ndërkohë që për orë të tëra, është derdhur sasi bitumi, i cili përveçse është përhapur në ambientin përreth depozitës, një pjesë e sasisë është derdhur edhe në det. Policia private, e cila merret me ruajtjen e depozitave, nuk ka lejuar t’i afrohet njeri për shkak të nxehtësisë dhe problemeve që mund të shkaktonte, ndërkohë që është bllokuar dhe derdhja e një sasie të madhe në det.

Ndotja

Sipas banorëve, bitumi ka nisur të dalë në sasi të mëdha, ndërkohë që është ndalur rrjedhja vetëm në orët e pasdites, dhe fatmirësisht pa shkaktuar dëme. Zona ku ka ndodhur rrjedhja është një pikë që nuk frekuentohet prej pushuesve, për shkak se është shumë pranë me portin e Vlorës. Bitumi, i cili ra në kontakt me ujin e detit, u ngurtësua menjëherë, ndërsa ai që u derdh në tokë vijoi të qëndronte i nxehtë për një kohë të gjatë. Sipas ekspertëve, nuk ka rrezik për ndotje të bregdetit për vet llojin e lëndës. Megjithatë, banorët janë ankuar dhe kanë frikë për ndotje sidomos në pritjen e pikut të turistëve në Vlorë. Specialistët gjithashtu janë shprehur se do ndërhyhet për të pastruar zonën përreth dhe për të parandaluar ndonjë rrjedhje tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›