E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, humbet kontrollin, rrëzohet nga pallati punëtori i ndërtimit

Një i ri është aksidentuar teksa po kryente punime në një pallat në ndërtim, në qytetin e Fierit. Punëtori i ndërtimit, Arbër Bano, 25 vjec ka humbur kontrollin teksa punonte në një pallat që po ndërtohet, duke rënë mbi një makinë të parkuar poshtë objektit. I lënduari është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë lidhur me rastin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›