E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koleget pergezojne Ronen per performancen e saj ne Eurosong



Perfaqesuesja e Shqiperise ne Festivalin Europian te Kenges - Eurovizion, Rona Nishliu, eshte kualifikuar ne finalen e ketij evenimenti qe po zhvillohet ne Baku te Azerbajxhanit. Rona, e cila ishte e pesta ne renditje, gjate performances se saj ne naten e pare gjysmefinale, mbizoteroi skenen dhe transmetoi ndjenja te publiku me nje interpretim mjaft emocional, ndersa mori ovacione per vokalin e jashtezakonshem. Nisur nga kjo performance edhe shume artiste, kane shprehur mbeshtetjen e tyre per kengetaren, i kane postuar pershtypjet e tyre ne rrjetin social "Facebook". Keshtu Dafina Zeqiri e ka vleresuar performancen e Rones si paraqitjen me te mire. "Ajo ia doli. Performanca e saj ishte emocionuese dhe Rona ishte e mrekullueshme", - ka thene Dafina ne statusin e saj ne "Facebook". Ndersa Linda Halimi ka pohuar se "Rona po fiton kismet po ju garantoj! Me ne fund po fillojne te vleresohen vokalet dhe jo pornostaret", - ka thene Halimi. Nje tjeter kengetare, pjesemarrese ne Eurovizion, Anjeza Shahini e ka vleresuar shume performancen e Nishliut. "Ja pra qe shqiptaret qajne te gjithe ne dite te veshtira, sepse keshtu eshte edhe jeta. Lindim duke qare, qeshim e qajme ne vazhdim dhe keto emocione i shprehim shpesh me kenge. Rones i urojme sukses ne kete dite te veshtire, por me te bashkuar se ne nje dite te zakonte. I themi se e presim te na krenoje ashtu sic kemi besim", - ka perfunduar Shahini. Kenga "Suus" eshte nje kompozim i Florent Boshnjakut, ndersa tekstin e ka shkruar vete kengetarja nga Kosova.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›