E Diel, 1 Nëntor 2026

Rubens Shima: Busti i Ismail Qemalit, jo ai i duhuri Izaura Ndoj

Konkursi per monumentet e tri figurave te njohura te historise, Hasan Prishtines, Ismail Qemalit dhe Ahmet Zogut, nuk ka qene ne nivelet e duhura. Variantet qe artistet kane paraqitur ne ambientet e Galerise Kombetare te Arteve na sjellin ne mendje nje personalitet dhe simbolike te dyzuar te figures se Ismail Qemalit. Per kete arsye, prej dy ditesh, juria e perbere nga "Hektor Dule, Rubens Shima, Ali Oseku, Kaliopi Naska, Gjergj Bakellbashi, Enton Derraj dhe Suzana Varvarica vendosi qe konkursi per figuren e Ismail Qemalit te kaloje ne nje faze te dyte, ku pese skulptore te perzgjedhur mes njezete konkurrenteve te ripropozojne edhe nje here bocetet per kete monument. "Simbolikat qe jane vendosur ne keto bocete kane qene te panevojshme duke cenuar keshtu veprat dhe tjetersuar figurat", - pohon drejtori i Galerise Kombetare te Arteve, njekohesisht dhe kryetar i jurise, Rubens Shima. Sipas Shimes, ky konkurs ka rezultuar i deshtuar, pasi bocetet qe kane sjelle skulptoret nuk kane qene ne nivelet e duhura. "Ne rastin e boceteve per Ismail Qemalin, besoj se kemi nje mosnjohje te ketij personazhi dhe nje moskuptim te fizionomise se personalitetit. Perballe kesaj gjendje, komisioni e pa te arsyeshme qe t'u jepte me shume kohe artisteve qe te njiheshin me personalitetin e kesaj figure, me elemente te rekuizites se kohes, perfshire veshjen apo elemente te tjere qe e kompletojne kete figure kombetare. Kjo shtyrje prej nje muaj e gjysme besoj se eshte koha e duhur qe artistet te bejne nje kerkim te metejshem rreth fizionomise se personalitetit, psikologjise se tij, elementeve te asaj kohe qe jane perdorur nga artistet", - thekson Shima. Sipas komisionit, skulptoret qe do te vazhdojne konkurrimin, jane: Ilirjan Shima, Pjerin Kolnikaj, Idriz Ballani, Ardian Pepa dhe Veli Blakcori.

Busti i Zogut dhe Prishtines, ne pritje te fituesit

Nderkohe, per sa i perket monumentin te Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtines juria mori vendimin, i cili nuk behet publik, por i eshte lene Komisionit Nderministror per Festimet e 100-vjetorit te Pavaresise, i cili do te beje shpalljen publike te fituesve te konkursit. Juria e konkursit per monumentet e Qemalit, Zogut dhe Prishtines eshte e perbere nga Hektor Dule, Rubens Shima, Ali Oseku, Kaliopi Naska, Gjergj Bakellbashi, Enton Derraj dhe Suzana Varvarica. Bocetet pjesemarrese ne konkursin kushtuar figurave historike te Ismail Qemalit, Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtines, jane ekspozuar ne sallen e ekspozitave te GKS-se. Monumentet e ketyre figurave historike, pas realizimit te tyre ne kuder te 100-vjetorit, do te vendosen ne sheshet e kryeqytetit pas vendimit te Keshillit Bashkiak. Nderkohe, i pyetur se ku do te vendosen keto shtatore, Shima tregon se "Eshte hedhur ideja se boceti i Ismail Qemalit do te vendoset ne rrugen "Ismail Qemali" perballe me Parlamentin, i Hasan Prishtines do te vendoset ne rrugen "Hoxha Tahsim", ndersa per figuren e Ahmet Zogut nuk eshte vendosur ende". Pas nje muaj e gjysme, komisioni do te mblidhet serish per te diskutuar mbi bocetet per figuren e Ismail Qemalit qe do te ripropozojne 5 artistet e perzgjedhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›