E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet kamerieri që shiste drogë

Një 20-vjeçar nga Durrësi u arrestua në flagrancë për shitje të lëndëve narkotike në picerinë ku punonte. Agjentët e Antidrogës, gjatë një kontrolli të ushtruar në një piceri të qytetit bregdetar, vend ku punonte Mateo M., gjetën 28 qese farmaceutike të mbushura me kanabis sativa të presuar, si dhe një sasi të kësaj bime ende të pa paketuar. Në total u sekuestruan 161.4 gramë hashash gati për t‘u tregtuar. Ndaj 20-vjeçarit u mor masa e arrestit për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

v.q.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›