Nis fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve
Dje në mesnatë filloi fushata për garën e balotazhit për zgjedhjet lokale të Kosovës. Do të jenë vetëm shtatë ditë dhe do të ketë nga dy kandidatë në 21 komuna të Kosovës. Përderisa ligji e përcakton që balotazhi në Kosovë të zhvillohet katër javë pas raundit të parë, teknikisht punët duket të mos jenë ende gati.
Shtatë ankesa të kandidates së koalicionit AKR-LDD për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, të cilat i kishte refuzuar paraprakisht Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ende nuk janë shqyrtuar nga Gjykata Supreme e Kosovës, sado që ato janë deponuar që nga e hëna në këtë gjykatë. Mosshqyrtimi i tyre është duke mbajtur peng certifikimin e rezultateve të raundit të parë dhe me këtë edhe shtypjen e fletëvotimeve për balotazh.
Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa bënë të ditur se ky komision ende nuk ka marrë ndonjë vendim nga Gjykata Supreme për shtatë ankesa të kandidates së koalicionit AKR-LDD për Kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Për balotazh garojnë 17 kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës, 12 të Lidhjes Demokratike të Kosovës, 7 të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, 2 të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, 1 i Aleancës Kosova e Re, një kandidat i pavarur dhe dy kandidatë nga subjektet politike serbe kanë mbetur në garë, pasi që në komunat përkatëse asnjë nga ata nuk mundi ta sigurojë 50 përqindëshin e nevojshëm që të zgjidhet kryetar që në raundin e parë.