Akuzat publike si alibi e paudhësive të politikës
Jo me leje ndërtimi, po me flori ta kishte paguar Rama Berishën nuk do t‘ia bënte këtë nder që po i bën duke e akuzuar, si gjithmonë me gjysmë shpifje e gjysmë të vërteta. Po i bën nder, sepse po i jep shansin që të shmangë vëmendjen e opinionit publik nga problemet reale që ka Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës së pas zgjedhjeve. Nuk mund të mohohet fakti se të dy personazhet janë të kënaqur me këtë pozicionin publik të futjes në llogoret e luftës politike. Berisha nga njëra anë kënaqet me këtë gjendje, sepse kjo është situatë perfekte që ai njeh mirë në politikë. Ai nuk mund të durojë që dikush tjetër t‘ia rrëmbejë "kartën"e të qenit problematik në këtë vend, siç bëri Rama pas zgjedhjeve. Rama, nga ana tjetër luan mjaft mirë kartën e "viktimës" politike, kartë e cila e ka mbajtur dhe e mban në lojën politike për kaq vite. Me këtë kartë, zoti Rama jo vetëm mbeti në krye të Partisë Socialiste pas humbjes së zgjedhjeve, por tashmë po legjitimohet si lider i së majtës edhe pse nuk gëzon cilësitë e domosdoshme për të qenë i tillë. Pra të dy palët janë në rolin e vet që dinë të luajnë. Për fat të keq, gjysmëshpifjet e ekzagjeruara dhe të shoqëruara me histori personale mbulojnë mrekullisht gjysmë të vërtetat që janë prezente në jetën politike të secilit prej liderëve. Njëri me darë e tjetri me grusht kërcënojnë dhëmbët respektivë, ndërsa publiku ka mbet si spektator në një ndeshje boksi virtuale në pritje për të parë boksierët (Ramën dhe Berishën) pa dhëmbë e dhëmballë.
Mirëpo, qëllimi i tyre nuk është heqja e dhëmbëve, por futja e shqiptarëve në sallën virtuale të ndeshjes së boksit, me qëllim që të harrojnë problemet thellësisht të rënda që ata po kalojnë në shtëpitë e tyre. Shumica e këtyre problemeve janë të shkaktuara nga paudhësitë e vetë politikës së papërgjegjshme që na drejton. Sipas politikës, shqiptarët sot duhet të harrojnë; rënien e të ardhurave të tyre familjare, rritjen e çmimeve, rënien e aftësisë paguese të kredive që kanë marrë, korrupsionin, padrejtësinë që ka legjitimuar Gjykata e Lartë në këtë vend duke mbyllur të gjitha dosjet sensitive për qeverinë (e mbyllën edhe dosjen e vrasjes së Remzi Hoxhës) e kështu me radhë shqiptarët duhet të harrojnë çdo problem duke shijuar përplasjen e boksierëve Berisha-Rama.
Këtë lojë e drejton më së miri si gjithmonë "kampioni" i situatave të tilla, Sali Berisha. Të gjithë e kujtojmë se si në kulmin e krizës së zgjedhjeve të fundit lokale ai "shpiku" nismën "Shqipëria një euro" dhe të gjithë u morën me nismën dhe i lanë zgjedhjet. Kur deklaroi me "New York Times" ai fshin menderen, për të fshehur përfoljen e familjes së tij në korrupsionin e Gërdecit. Të njëjtën gjë bëri në zgjedhjet e fundit, kur mjeshtërisht e detyroi opozitën të merrej me kartat e identitetit, ndërkohë që vetë bënte fushatë me reklama televizive të paligjshme dhe me përdorim të fondeve publike pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë. E kështu me radhë të gjithë mund të kujtojmë ngjarje të pafundme të tilla, që historia politike e Sali Berishës ka regjistruar në 20 vitet e fundit. Në këto kushte, titulli "mjeshtër" i shmangies së vëmendjes së publikut nga problemet e ditës i takon pa asnjë ekuivok Sali Berishës.
Pas zgjedhjeve, loja e tij vazhdoi përsëri me të njëjtin standard mjeshtërie. Në kohën kur mendoi se Rama po ikte nga Partia Socialiste siç edhe kishte premtuar, ai ndërhyri me elegancë dhe më vonë disi me tersëllime me qëllim që të unifikonte PS-në me Ramën dhe ia arriti mjeshtërisht. Rama u rikonfirmua në krye të Partisë Socialiste me votat e supershumicës së anëtarësisë së partisë, por jo me moralin e nevojshëm në tilla raste, duke i identifikuar njësoj si Berisha. Pikërisht këtë gjë dëshiroi dhe e arriti Berisha, për ta futur Ramën në lojën mediatike të të qenit ana tjetër e medaljes së të keqes në politikë (kuptohet që njërën anë e ka zënë vetë Berisha). Tani askush nuk ka më dyshim se këto janë dyshja e politikës shqiptare që bëjnë lojën që bënte dikur dyshja Nano-Berisha.
Sot Berisha dhe Rama kanë trashur gjuhën publike ndaj njëri-tjetrit në dukje pa arsye, por në fakt, pasojat janë të lexueshme. Përvoja e derisotme na mëson se Berisha i akuzon kundërshtarët për çdo gjë që bën ose ka në plan të bëj vetë. Natyrisht, nuk e kam fjalën për akuzën "Rama është kryemafiozi i Europës", sepse ajo mafia që njeh njerëzimi deri më sot, Ramën dhe Berishën s‘do t‘i pranonte as t‘i kishte në lagje e jo në gjirin e vet. Çështja është se pas akuzës se "Rama ka vjedhë 750 000 euro nga ndërtimi në Tiranë", korrespondon fiks me shumën që qeveria u ka borxh firmave të ndërtimit për punët publike që ato kanë bërë, por që s‘janë paguar ende. Pra akuza politike e mban vëmendjen te politika, ndërkohë që firmat e ndërtimit numërojnë borxhet që u ka qeveria për të gjitha ato rrugë që u mbyllën shpejt për qëllime të fushatës elektorale. Kjo është një prej mjeshtërive të tipit Berisha që shmangin vëmendjen. Hapi tjetër i Berishës do jetë përballja e firmave të ndërtimit me opinionin publik me histori të qena e të paqena lidhjesh me "Edvin Ramën", i cili (pra opinioni publik) ose nuk do të ketë asnjë interes për këto çështje ose ata që kanë interes do të thonë "mirë t‘ua bëjnë këtyre pasanikëve". Kjo është fiks ajo që do të arrijë Berisha.
Nga ana tjetër, Ramën po e favorizon sulmi politik në publik sepse për fat të keq në këto momente konsiderohet luks tmerresh me tema të tilla si: cilësia tepër e dobët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste (zaten prandaj Rama nuk hyn në Parlament, sepse nuk i beson atij grupi), përfshirja e biznesmenëve në politikën e lartë drejtuese të partisë dhe të grupit të saj parlamentar (gjysmë e vërtetë kjo që e thotë me të drejtë Berisha), rikthimin e imazhit komunist të partisë, shkatërrimi i strukturave legjitime të saj, përjashtimi i çdo anëtari që mendon ndryshe nga kryetari, rikthimi i kultit të individit, humbja e orientimit politik të partisë etj. Partia Socialiste (d.m.th Edi Rama) ka emëruar tre persona përgjegjës që do të drejtojnë tre komisione të mëdha që lidhen me integrimin e vendit. Ermelinda Meksi do të drejtojë çështjet ekonomike dhe të tregut (Kjo është shtylla e parë e BE-së "Ekonomy and Trade"). Fatmir Xhafaj do të drejtojë çështjet e drejtësisë dhe të shtetit( Kjo është shtylla e dytë e BE-së "Justice and Home Affairs"). Gramoz Ruci do të jetë shtylla e tretë në drejtimin e çështjeve të demokracisë dhe të drejtave të njeriut (Democracy and Human Rights). Kështu mendon Edi Rama ta përshtatë Partinë Socialiste me nevojat që ka vendi për integrim. Natyrisht, nuk kam ndërmend të komentoj cilësitë individuale të secilit të përzgjedhur "të politikës së re" të Ramës, por shaka të tilla në një parti që i thotë vetes se është dhe më e madhja, nuk mund të kalojnë pa komente (natyrisht jo si ato që bën Berisha).
Por s‘të lë radhë Kryeministri, kur në vend që të bëjë thirrje për të ndarë politikën nga biznesi (për të cilën do ta kisha mbështetur pa asnjë ekuivok), thotë se të ndërtosh me leje quhesh punisto-mafioz, kurse "të zbukurosh" kodrat (kështu tha Berisha në Bathore), apo të shkatërrosh bregdetin (kështu tha në Himarë) me ndërtime pa leje quhet shtet ligjor dhe respektim i Kushtetutës. Në këtë mënyrë argumenti i stisur i lejeve të ndërtimit të Bashkisë së Tiranës, që përdor Kryeministri, e shmang vëmendjen nga shkatërrimi i territorit me ndërtime pa leje të kryera nën qeverisjen e ALUIZNI-t të Berishës, por edhe nga vetëpastrimi i politikës nga njerëz joprofesionistë dhe klientelistë.
Për çdo njeri normal në këtë vend, që ka zgjedhur të mos ndjekë ndeshjen e boksit Berisha-Rama, qeveria dhe politika e sotme nuk ka asnjë përgjigje. Të gjithë besojmë se kjo luftë politike e paprinciptë, do të pushojë një moment. Për fat të keq edhe pushimi i kësaj lufte do të prodhojë një paudhësi të re, që përsëri do të synojë kthimin e publikut në spektator të ndeshjes politike të boksit.