Arrestohet kosovari, trafikoi 40-vjeçaren nga Durrësi
***
Në bazë të akuzës së ngritur nga prokuroria Publike në Prishtinë, viktima A.I nga qyteti i Durrësit ishte shitur nga ana e Tefik D disa herë radhazi tek disa persona të ndryshëm, të cilët gjoja ishin martuar me viktimën. Për martesën provizore, secili kishte paguar shuma të hollash për shkesin që në rastin konkret ishte 73- vjeçari nga Obiliqi. Historia kishte filluar në nëntor të vitit të kaluar, kur i dyshuari së bashku me një person tjetër N.N kishin shkuar në Shqipëri. Qëllimi i vizitës kishte qenë që shoku i Tefikuttë gjente një gruapër martesë. Fillimisht kishin shkuar në qytetin e Fierit për t'u ndalur më pas në Durrës, ku takuan edhe 40-vjeçaren. Pasi e kishin bindur këtë të fundit që të shkontenë Kosovë për t'u martuar, i dyshuari bashkë me shokun e tij ishin kthyer në Kosovë. Fillimisht ata kishin shkuar në shtëpinë e Tefikut, ku ishin marrë vesh për shumën që duhej të marrë ai për këtë ndërmjetësim.Dhjetë ditë pasi "nusja"nga Durrësikishte ndenjur tek burri me të cilin e kishte martuar Tefiku, ajo ishte kthyer sërish tek ky i fundit, i cili ishte interesuar sërish që ta martonte vajzën nga Shqipëria. Sikurse në rastin e parë, ai kishte vepruar edhe në katër raste të tjera.
***
E dëmtuara A.I tashmë është vendosur në një qendër rehabilitimi në Prishtinë. Prokuroria dhe Gjykata kanë vlerësuar se po të gjendet i dyshuari në liri, ai do të mundtë ndikonte te dëshmitarët për t'u larguarnga përgjegjësia penale. Një numër i konsiderueshëm i vajzave të reja nga Shqipëria, sidomos nga pjesët veriore dhe verilindore të vendit që njihen si zona më të varfëria janë martuar me maqedonas nga rajoni i Tetovës, kryesisht në moshë të thyer. Ndërkohë që një vit më parë, është vënë reedhe fenomeni i martesave të vajzave nga veriu i Shqipërisë me meshkuj serbë nga fshatrat e Vojvodinës. Rreth 50 vajza nga Shqipëria Veriore janë martuar me meshkuj serbë në fshatrat e thellë e të braktisur të Serbisë Veriore.