E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe-Shkoder aksidentohet rende motociklisti



LEZHE - Nje aksident ka ndodhur mengjesin e djeshem ne autostraden e Lezhes. Ne aksident eshte perfshire nje automjet tip Golf me targe TR 3529 G dhe nje motor. Automjeti ne tentative per te shmangur motorin eshte perplasur me nje autobus me targa te Podgorices por edhe me motorin. Si pasoje e ketij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motocikletes 28-vjecari i quajtur Tonin Ballkuqi nga fshati Kukel. I demtuari eshte derguar menjehere per ne spitalin e Lezhes ne gjendje te rende shendetesore ndersa burime nga bluzat e bardha theksojne se ai ka pesuar fraktura te medha. Pothuajse cdo dite gjate kesaj jave ne qarkun e Lezhes jane regjistruar aksidente ku nje prej mjeteve te perfshira eshte nje motociklete.

3 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›