E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet kryetari i këshillit bashkiak të Tepelenës, kapet me drogëNga ATSHSpecialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë zyrtarizuar sasinë e lëndës narkotike, e cila u identifikua

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Arrestohet kryetari i këshillit bashkiak të Tepelenës, kapet me drogëNga ATSH

Specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë zyrtarizuar sasinë e lëndës narkotike, e cila u identifikua rreth orës 15.30 të ditës së martë, në Pikën e Kalimit Kufitarë të Kakavijes, rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, ndërkohë ka ndaluar në kushtet e flagrancës drejtuesin e kamionit, kryetarin e këshillit bashkiak të Tepelenës, njëherazi kryetari i degës së PSV ‘91, Petrit Abedini, me profesion biznesmen.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Gentian Mullai, ka pohuar se “shtetasi Petrit Abedini, 50 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Tepelenës, është ndaluar në metrat e fundit të territorit, pasi gjatë kontrollit në kamionit tip “MAN”, me targa TP 2798 B, ishin fshehur 50 kg lëndë narkotike dhe kishte si destinacion Athinën (Greqi)”.

Sipas tij, biznesmeni i tregtisë së miellit me shumicë, kishte ngarkuar në trajler një kontenier bosh me qëllim maksimin e lëndës narkotike dhe poshtë saj kishte fshehur 35 pako të mbështjella me letër natriban.

Ndërkohë, mësohet se zyrtari i lartë i pushtetit vendor ndodhet në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës dhe ndaj tij kanë nisur proceduarat penale në akuzën “Trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike’, parashikuar nga neni 283/a të Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›