E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri siguron qetësinë nga skafet në vilën e DhërmiutNga Antena brenda familjesDje Sandri pati një bisedë nervoze me Drejtorin e Përgjithshëm të Kufirit. Shkak u bë prapë Dhërmiu. Interesi i madh i njerëzve se ç’po bëhet me qeverinë përplaset tek Sa

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri siguron qetësinë nga skafet në vilën e DhërmiutNga Antena brenda familjes

Dje Sandri pati një bisedë nervoze me Drejtorin e Përgjithshëm të Kufirit. Shkak u bë prapë Dhërmiu. Interesi i madh i njerëzve se ç’po bëhet me qeverinë përplaset tek Sandri dhe ai është i detyruar tu sajojë gjithfarë skemash vetëm që tu largojë vëmendjen. Për këtë i duhet çdo ditë një shkak që të ketë lidhje me Dhërmiun. Dje u kap me ato pak varka dhe ndonjë jaht me flamur të huaj që sillet nëpër ujërat e Jonit. Mori në telefon Drejtorin e Përgjithshëm të Kufirit.

- Alo, Sandri jam. Shiko, fola dhe me doktorin dhe me Metën që janë në Dhërmi dhe janë shumë të shqetësuar nga disa jahte të vogla dhe ndonjë varkë peshkimi që ende nuk ndalohet prej jush, po lundrojnë në det të hapur nga Dhërmiu në Sarandë. Nëse vazhdon të duket qoftë dhe një varkë që sot, fola dhe me doktorin dhe i thashë nuk duroj më këtë situatë, dhe më tha ke të drejtë, hap lajmet. D.m.th e kupton vetë ti ç’të gjen. Ti shkon për lesh një herë, s’gjen më punë. Atyre k… të tjerë që ke aty, s’do tu zërë më bytha vend ku të rrinë. Prandaj bëj si të duash.

- Më vjen keq Sandër, unë i ndaloj që tani, po nuk ka jahte fare me flamur shqiptar..., një që është me flamur të huaj...

- Hë pra, ai që është më flamur të huaj, kape, q… motrën, se e di unë i kujt është dhe ti e di i kujt është, po je legen dhe s’e ndalon…

- Po prit mo Sandër, të sqarohem se bëra dje vetë kontroll, një jaht me flamur të huaj që kapëm ishte i Rrahmanit dhe Shkëlzenit. Ishin parkuar aty në Gjipe dhe po bënin plazh. Çfarë t’i bëj unë?

- Jo atë mo k…, s’të tha njeri për atë. Ka të tjerë, po mos bëj sikur s’e di ti. Nejse, s’ka rëndësi se fola dhe me doktorin dhe më tha që po na shqetësojnë. E kupton ti ç’i ke bërë burrit të botës apo jo? Ai ka një muaj që mbyllet çdo natë me Ilir Metën të bëjnë qeverinë në verandën e vilës. Dhe iu shfaqen përballë në det skafe, jahte me dylbi që shikojnë këta. Ky është skandal, t’i q… robt mu në pushtet. Kur s’e ke dhe për kaq pushtetin, cc’e do fare. Q… motrën.

- Dakord Sandër, unë i ndaloj të gjitha, po nuk ka mor burrë…

- Ore, qenke trap ti. Dil vetë sot dhe ndali të gjitha. Po të thanë kush të dha urdhër, Sandri i Klanit thuaj, mos u rruaj fare, le të më shajnë mua njerëzit. Unë kam hallin e qeverisë këtu, po na ikën truri, ti s’ndalon dot tri varka që i prishin qetësinë doktorit. Unë desha bëra copë gazetaren për të. E kupton ti sa k… je apo jo. Ai për çdo gjë ka nevojë për mua. Ndodh një gjë, thotë Sandër më nis kamerën. Ja nis për dy fjalë nga Tirana në Dhërmi. Nuk merr Tit Becin, më merr mua, se tek unë do të dalë. E kupton ti apo jo? Ja pardje donte të fliste për këtë punën e Kosovës, që ky nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme, më tha mua më duhet urgjent kamera. Ja nisa unë me një shofer k… që është 100 kile, u rrëzua në Shijak, u bë copë. I theu dhe qafën gazetares, e ka në allçi. Dhe mua s’më njoftuan. Kur mori ai në darkë prapë bile dhe më bërtiti. Sandër, të kërkova një kamera, tha, pse s’erdhi. Mora atë Bejte k… që kam unë në telefon, kur me qetësi të madhe më tha që ka thy qafën gazetarja se i ka rënë dhe shoferi sipër. Dhe s’e heq dot as shoferin se është me Lir Metën. D.m.th, desha të të them që ai më merr mua për çdo gjë. Dje më ka marrë për skafet. Më tha Sandër, ky memorandum po na shkon kot se këta policët e mi as merren fare me këtë punë. Mos u mërzit i thashë, se merrem unë me këtë. Ndaj po të them. E dua të pastër detin prej sot. Ndryshe ike për lesh.

- Po jo mo Sandër, ç’është ajo fjalë. Vetëm desha të pyes, këta skafet dhe jahtet që do kapim, t’i sekuestrojmë apo t’i sjell tek oborri i Klanit?

- Jo, merri digji, q… motrën. Vetëm ata të mos shqetësohen sa të bëhet qeveria. Se boll telashe na ka nxjerrë ajo Jozefina. Nuk na ikën nga Kuvendi. I dërgova Ritvanin pardje, i thashë merr Arsimin, po s’e hëngri. Se kam hall të bëj ndonjë rokadë për atë Lul Bashën, po s’po ecën. Mes gjithë këtyre halleve dhe ti më duhesh që shqetëson ata me skafet. Po s’i hoqe, ike për lesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›