Plaçkat e luftës që do të përfitojë LSINga TemaPartia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pritet që në nisje të javës tjetër të bëjnë publike negociatat për krijimin e qeverisë, ndërkohë që larg syve të publikut dhe medias, vendimet duket
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Plaçkat e luftës që do të përfitojë LSINga TemaPartia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pritet që në nisje të javës tjetër të bëjnë publike negociatat për krijimin e qeverisë, ndërkohë që larg syve të publikut dhe medias, vendimet duket se janë marrë pasi prej ditësh kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i LSI kanë pirë kafet e para.
Një gjë është e sigurt, se pas këtyre negociatave, Lëvizja Socialiste për Integrim do të kërkojë të marrë të paktën dy ministri ku të ketë mundësi që të punësojë sa më shumë mbështetës të saj. Gjasat e forta janë që LSI të marrë Ministrinë e Shëndetësisë për disa arsye. Së pari, një zyrtar i lartë i LSI, krahu i djathtë i Metës, Petrit Vasili është prej kohësh në krye të përpjekjeve për të marrë këtë post. Së dyti, sepse kjo ministri garanton një punësim në masë të shumë përkrahësve të LSI, jo vetëm në Tiranë, por në mbarë vendin, duke garantuar rrjetin e kësaj partie. E së fundmi, se është një ministri që ka në dorë disa tendera shumë të rëndësishëm, çka i intereson njerëzve të Metës. Dhënia e këtij dikasteri kaq të rëndësishëm e jetik një aleati, që pas agjerimit të gjatë mezi pret të “shqyejë” copa pushteti, do jetë një gjë shumë e rëndë. Në katër vitet e shkuara kjo ministri ka qenë një plaçkë lufte që është keqpërdorur në mënyrë tragjike nga aleatët e Berishës, e duket se kështu do të vijojë.Dhënia e këtij dikasteri kaq të rëndësishëm e jetik një aleati, që pas agjerimit të gjatë mezi pret të “shqyejë” copa pushteti, do jetë një gjë shumë e rëndë. Në katër vitet e shkuara kjo ministri ka qenë një plaçkë lufte që është keqpërdorur në mënyrë tragjike nga aleatët e Berishës, e duket se kështu do të vijojë.Kur ajo ra në duart e PDK dhe Nard Ndokës, ministria u kthye në një fole militantësh duke zgjeruar influencën e partisë së Ndokës. Pasi e la ministrinë të rrënuar, Berisha nisi një betejë së largu me Ndokën duke i kërkuar disa herë Prokurorisë që të hetojë abuzimet e tij në krye të dikasterit, edhe pse ishte shumë i vetëdijshëm që në krye të herës së vendosja e Ndokës në krye të atij institucioni do të sillte këtë rezultat.Por, ajo çka e bën më të rrezikshëm vendimin e Berishës për të dhënë ministri të rëndësishme për LSI është dhe pohimi krejt i sinqertë i zyrtarëve të kësaj partie se synimi i tyre është që të punësojnë sa më shumë votues të tyre. Dritan Prifti, duke folur para disa kohësh në emisionin “Opinion”, tha hapur se ata janë votuar për të ardhur në pushtet e për të punësuar njerëzit e tyre. Madje, sipas tij, nëse do ngelet ndonjë vend bosh, ata do të punësojnë dhe socialistë.
LSI dhe Berisha patën deklaruar se po e bëjnë këtë aleancë sepse kanë të përbashkët në programin punësimin (!). Meta thotë se do të punësojë mbi 100 mijë njerëz, ndërsa Prifti pranon se këta do të jenë përfaqësues të LSI. Akoma nuk dihet se ku do të shkojnë të zëvendësuarit në punë nga LSI-stët, por Berisha do të përpiqet që të minimizojë sa më shumë efektet e këtij uragani.