Kriza, ndërtimi përdor vetëm 67% të kapaciteteve të tijNga TemaEfektet e krizës ekonomike në vendin tonë gjatë këtij viti kanë prekur në mënyrë shumë të ashpër disa prej sektorëve të ekonomisë, sidomos ndërtimin dhe industrinë nxjerrëse, ndonëse të d
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kriza, ndërtimi përdor vetëm 67% të kapaciteteve të tijNga TemaEfektet e krizës ekonomike në vendin tonë gjatë këtij viti kanë prekur në mënyrë shumë të ashpër disa prej sektorëve të ekonomisë, sidomos ndërtimin dhe industrinë nxjerrëse, ndonëse të dhënat zyrtare tregojnë se tre mujori i dytë nisi të japë shenja të një zbutjeje të lehtë të krizës. Sektori i ndërtimit, gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, pati një rënie me 8 për qind krahasuar me vitin që shkoi, dhe në rast se do të merrnim në shqyrtim vetëm të dhënat mbi sektorin privat, atëherë rënia krahasuar me vitin që shkoi arrin në 17 për qind. Në fakt të dhënat tregojnë se ndërtimi arriti të përdorë vetëm 67% të kapaciteteve të tij ndërtuese.
Pesha që zë në ndërtim sektori publik është relativisht e madhe për shkak të ndërtimit të rrugëve dhe të investimeve në spitale apo shkolla. Banka e Shqipërisë thotë se pesha me të cilën sektori i ndërtimit kontribuon në ekonominë kombëtare ka rënë nga 12 për qind që ishte dy vite më parë në rreth 9 për qind aktualisht, duke dëshmuar në fakt rënien e volumit të punëve të këtij sektori. Industria nxjerrëse gjatë këtij viti i ka përkeqësuar shitjet dhe kjo në fakt ka ardhur më shumti për shkak të rënies së çmimit të mineraleve në tregun ndërkombëtar dhe për shkak të rënies së kërkesës. Me gjithë ngadalësimin e ekonomisë, burimet zyrtare, në përpjekje për të ruajtur optimizëm, thanë dje se treguesi i tendencës ekonomike ka regjistruar një kthesë të lehtë rritëse në tremujorin e dytë të këtij viti pas rënies së theksuar në tremujorin e parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i tendencës ekonomike u rrit me dhjetë pikë gjatë tremujorit të dytë duke shënuar nivelin e 81-të, por megjithatë ai qëndron afërisht 19 pikë poshtë mesatares së tij afatgjatë. Zë për zë Banka analizon treguesit për fushat kryesore të ekonomisë. Në industri balanca e aktivitetit të përgjithshëm të biznesit gjatë kësaj periudhe vazhdon të jetë negative. Negativiteti lidhet me ndikimin e fortë të sektorit të industrisë nga situata e ekonomisë botërore. Ndërkohë vihet re një përmirësim i lehtë në fushën e ndërtimeve. “Vlerësimi i bizneseve të ndërtimit për ecurinë e ekonomisë në përgjithësi, megjithëse në përmirësim nga vrojtimi i kaluar edhe për vrojtimin aktual mbetet në nivele të ulëta negative,” theksohet në raportin e BSH. Bizneset e ndërtimit raportojnë se prania e ekonomisë informale është faktori me ndikim më të madh, i cili bëhet pengesë për aktivitetin e tyre. 59% e bizneseve të ndërtimit raportojnë se kontratat porositëse kanë qenë të mjaftueshme krahasuar me 44% që ishte kjo shifër tremujorin e parë. Shfrytëzimi i kapaciteteve ndërtuese në tremujorin e dytë të këtij viti është në masën 67%.